STERVITU
Trajner personal · Elbasan

Stërvitje
me qëllim.

Trajnim personal dhe programe të ndërtuara për ty: me vlerësim, plan të qartë dhe ndjekje të progresit në aplikacion.

Trajner i çertifikuar NASM-CPTElbasan dhe onlineShqip · English · Deutsch
Alesandro, Maraton AlbaniaTrajner i çertifikuar NASM-CPT

Stërvitem edhe vetë.

Garat dhe vrapimi janë pjesë e jetës sime. Nuk të kërkoj gjë që nuk e bëj vetë.

Maraton Albania
Maraton Albania
Mbrëmjeve në pistë
Mbrëmjeve në pistë
Në mal
Në mal

Si funksionon

Katër hapa të thjeshtë, nga biseda e parë deri te rezultatet.

01

Bisedojmë

Më shkruan në WhatsApp, më tregon qëllimin dhe sa kohë ke. Pa detyrime.

02

Vlerësimi

Një pyetësor, matjet e para dhe një test i thjeshtë lëvizjeje, që të di ku je sot.

03

Programi yt

Marr programin personal: ushtrimet, seritë dhe pushimet, i shkruar qartë në aplikacion.

04

Ndjekja

Regjistron seancat, shikon progresin dhe e rregullojmë programin kur duhet.

Aplikacioni Stervitu

Çdo klient merr llogari në aplikacionin tim. Gjithçka që të duhet për të ecur është në një vend, në telefon.

  • Programi yt ditë pas dite, me video për çdo ushtrim
  • Regjistron seritë, peshat dhe shikon sa po rritesh
  • Matjet e trupit dhe grafikët e progresit
  • Kalendari i seancave dhe medalje për konsistencën

Çfarë thonë klientët

“Më pëlqen mënyra e shpjegimit, dixhital dhe real. Më ndihmon në rregullimin e posturës sime dhe në kryerjen e saktë të ushtrimeve.”
Naim

Pyetje të shpeshta

Duhet të kem përvojë?

Jo. Fillojmë nga ku je ti. Vlerësimi i parë na tregon pikënisjen dhe programi ndërtohet prej andej.

Ku stërvitemi?

Në Elbasan, së bashku, ose online me program në aplikacion dhe ndjekje nga unë.

Kam dhimbje ose problem shëndetësor.

Më trego që në fillim dhe konsultohu me mjekun para se të nisim. Unë nuk jap diagnoza, por e përshtat stërvitjen me kufijtë e tu.

Si e përdor aplikacionin?

Ta hap unë llogarinë. Hyn me email-in tënd dhe e sheh programin, regjistron seancat dhe shikon progresin nga telefoni.

Gati të fillosh?

Plotëso formën e shkurtër dhe më shkruan. Të përgjigjem personalisht dhe bisedojmë pa detyrim.